Kosova do të shkojë në zgjedhje në rast se BE-ja si ndërmjetësuese dhe SHBA-ja si mbështetëse e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, kërkon implementimin e marrëveshjes së Asociacionit të vitit 2013.
Ka deklaruar në Politiko, anëtari i VV-së, Agim Bahtiri duke u shprehur i bindur se atë marrëvshje kryeministri Albin Kurti s’do ta pranojë asnjëherë.
“Duke e njoftë Kurtin jashtëzakonisht mirë për këtë çështje, unë e di saktësisht se ajo cfarë do Vuçiqi nuk do të ndodhë. Vuçiqi ka punuar gjithmonë në atë drejtim, duke e pasur Listën Serbe e cila cdo herë i ka implementuar gjithmonë vendimet e Serbisë, e asnjëherë të Kosovës, dihet se ata e kanë bërë një fushatë të jashtëzakonshme për Kosovën, edhe s’do të tërhiqen aq lehtë. Por, do të jetë një ballafaqim bukur i madh për t’i zbatuar këto marrëveshje. BE-ja nuk është aq e fuqishme për t’i bindur palët që të marrin vendime të prera sic janë dakorduar në Ohër, unë mendoj që s’ka me qenë kalkulim i mirë për dy të palët. Nëse bëhet kalkulimi nga BE-ja e SHBA-ja për implementimin e marrëveshjes së 2013, vendi do të shkojë në zgjedhje. Nuk besoj asnjëherë që Kurti do ta implementoj marrëveshjen e 2013.”, u shpreh Bahtiri në Politiko.