Bahtiri: Në fund ndodhi sulmi gangster i PDK-së

Bahtiri: Në fund ndodhi sulmi gangster i PDK-së

Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune, Agim Bahtiri, ka demantuar disa media që raportuan se atij nuk iu ka lejuar të mbajë tubim në lagjen Bair, me ç’rast ka publikuar edhe një video ku shihet përfunduar fjalimin me duartrokitje.

Ai thotë se në fund ndodhi sulmi gangster i PDK-së.

Postimi i Agim Bahtirit:

Gojët e liga flasin gjithçka, por pamjet e tregojnë të vërteten.

Unë bashkë me përkrahësit mbajtëm tubimin në Bair, siç mund ta shihni. Në fund ndodhi sulmi gangster i PDK-së dhe ne shmangëm një incident.

Është në dorën tuaj që me 17 tetor të shmangni incidentin e madh, që quhet PDK dhe mbështillet në fytyrën/maskën “engjullore” të Bedri Hamzës.

Mitrovica është e jona, ta ruajmë!

Related Articles