Bajqinovci: Kosova, çorba e preferuar e Ramushit

Bajqinovci: Kosova, çorba e preferuar e Ramushit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka propozuar që pas zgjedhjeve të përgjithshme të Kosovës të krijohet një bashkëpunim me PDK-në dhe LDK-në për të siguruar postin e kryeministrit.

Ky propozim i Haradinajt vjen në një kohë kur spekulimet për koalicione të mundshme pas zgjedhjeve janë intensifikuar, duke krijuar një panoramë politike të pasigurtë në vend, shkruan Gazeta Enigma.

Pas këtij propozimi, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Mefail Bajqinovci, i cili ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale, duke kundërshtuar mundësinë e një koalicioni të tillë.

Bajqinovci ka theksuar se çdo bashkëpunim me partitë që sipas tij kanë kontribuar në “dështimin e qeverisjes” në të kaluarën, është një hap prapa për zhvillimin e Kosovës.

Sipas Bajqinovcit, Kosova është çorba e preferuar e Ramushit.

‘’Kosova, çorba e preferuar e Ramushit.Një vit unë e ngjyj unë, një vit LDK, një vit PDK, e vitin e fundit kush të mundet’’, ka shkruar Bajqinovci./GazetaEnigma/

Postimi:

Related Articles