Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, po qëndron për një vizitë në Suedi, raporton Gazeta “Enigma”.
Bajqinovci përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se gjatë kësaj vizite në Suedi ka takuar edhe bashkatdhetarë nga Kosova.
“Në ditën e dytë gjatë takimeve me mërgatën në Suedi, vizituam qytetin e Linkoping të Suedisë, aty u pritëm nga bashkatdhetarë pavarësisht largësisë, Kosovën e kanë në zemër. Bisedat tona ishin të mbushura me ide dhe shpresë për të ardhmen e përbashkët, duke na kujtuar se forca e Kosovës vjen nga uniteti ynë”, ka shkruar Bajqinovci.
Tutje ai ka falenderuar bashkatdhetarët për mbështetjen e vazhdueshme ndaj LVV.
“Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme për Lëvizjen Vetëvendoje dhe për frymëzimin që i jepni çdo përpjekjeje për një të ardhme më të mirë. Së bashku, ndërtojmë një Kosovë të fortë dhe të drejtë! Mërgata u zotua për mbështetje edhe më të fuqishme për Kryeministrin Kurti”, tha ai.
“E falenderoj për organizimin e këtij tubimi, Lëvizjen Vetëvendosje Qendra në Suedi”. /Gazeta Enigma/