Bajqinovci, Shefit të Zyrës së BE-së: A është më ekstrem korrupsioni apo Vettingu në drejtësi?

Bajqinovci, Shefit të Zyrës së BE-së: A është më ekstrem korrupsioni apo Vettingu në drejtësi?

Deputeti i Kuvendit nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar qasjen e Shefit të Zyrës së BE-së për Kosovën sa i përket planeve për Vetting në drejtësi, duke e pyetur se “a duhet të pajtohemi me problemin e korrupsionit, duke vazhduar me parashkrim të lëndëve korruptive dhe mosluftimin e dukurive negative apo të rregullohet kjo fushë“.



“Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog paska deklaruar se Vetingu është masë ekstreme. Ndërsa kur pyetet për liberalizim të vizave thotë se Kosova ka telashe në luftën kundër korrupsionit”, ka shkruaj Bajqinovci.

“Zotëri Szunyog, në të gjitha raportet ndërkombëtare për 15 vjet rresht Kosova renditet me Sudanin sa i përket nivelit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe ndikimit politik mbi drejtësinë”, u shpreh tutje deputeti.

“Ju deklaroni se vendi ynë ka problem me korrupsionin por se Vetingu është pak i rëndë”.

“Në raporte ndërkombëtare kërkoni reforma për drejtësi por ato nuk i pëlqeni duke i quajtur masa ekstreme”.

“A është më ekstrem korrupsioni apo Vetingu në drejtësi z.Szunyog!?”, pyeti në fund Bajqinovci./Gazeta “Enigma”/

Related Articles