Bajram Begaj: Uroj të gjithë besimtarët ortodoksë, gëzuar Pashkën

Bajram Begaj: Uroj të gjithë besimtarët ortodoksë, gëzuar Pashkën

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Pashkët ortodokse për të gjithë besimtarët ortodoksë.

Ai, para mediave nga Korça, tha se është në këtë qytet pasi mendon se aty festohen Pashkët me gjallëri dhe atmosferë të jashtëzakonshme.

“Uroj të gjithë besimtarët ortodoksë, gëzuar Pashkën. Në ora 00:00 mbrëmë, të gjithë besimtarët ortodoksë ndanë me njëri-tjetrin flakën, që simbolizoi Ringjalljen e Krishtit, rikthimin e shpresës dhe të dritës. Uroj për të gjithë shqiptarët, kjo pashkë ardhtë e mbarë, e bardhë dhe drita e pashkës ndriçoftë mendjen, zemrat dhe jetën e shqiptarëve”, u shpreh Begaj.

Related Articles