Mos ndoshta Butrint Imeri sapo na prezantoi me partneren e tij?

Mos ndoshta Butrint Imeri sapo na prezantoi me partneren e tij?

Butrint Imeri është një ndër ata artistë i cili nuk ka folur asnjëherë në mënyrë të drejtëpërdrejtë për jetën e tij private. Duket se përherë ka dashur të lerë një “derë” të hapur për aludime.

Dhe sërish bëri të njëjtën gjë. Artisti ka postuar në Instastory një video ku shfaqet në makinë së bashku me një vajzë, të paidentifikuar.

Në videon në fjalë, dyshja këndojnë me njëri tjetrin dhe duken mjaft të afërt. Nga aq pak sa mund të shohim, duket sikur janë në një vend ekzotik, nisur edhe nga veshjet e tyre.

Mbase Butrinti është duke përgatitur videoklipin e tij të ri dha vajza do të jetë figurante. Kjo nuk do të ishte hera e parë që ai zgjedh mënyra të tilla për të bërë zhurmë pak para projektit të ri.

Mgjithatë ekziston edhe mundësia që artisti të jetë duke na prezantuar me të dashurën e tij…

Related Articles