Bajrami akuzon VV-në pas thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për Ligjin për Zyrtarët Publikë: Çka nëse shpallet si kushtetues?

Bajrami akuzon VV-në pas thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për Ligjin për Zyrtarët Publikë: Çka nëse shpallet si kushtetues?

Hykmete Bajrami, deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka akuzuar qeverinë në pushtet pasi Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje me 40 nënshkrime ka thirrur sot seancë të jashtëzakonshme në ora 14:00.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bajrami thotë se në njërën nga dy pikat që do të diskutohen në seancën e jashtëzakonshme, bëhet fjalë për ndryshimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë, ligj i cili në dhjetor të vitit të kaluar ishte kaluar nga po kjo shumicë dhe të cilën LDK-ja e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ku ishte shpallur antikushtetues.

Sipas saj, ky ligj është antikushtetues dhe VV janë të vetdijshëm për këtë gjë dhe po tentojnë me çdo kusht t’i kapin institucionet e vendit.

Ndër të tjerash, deputetja Bajrami ka pyetur se çka do të ndodhë nëse Gjykata Kushtetuese e shpallë si kushtetues këtë ligj, dhe se me cilin ligj Qeveria do të punojë më pas.

Related Articles