Vrau në gjumë të fejuarën 15-vjeçare, Behar Bajri në listën e SPAK për t’u arrestuar

Vrau në gjumë të fejuarën 15-vjeçare, Behar Bajri në listën e SPAK për t’u arrestuar

Një tjetër emër mes 15 personave për të cilët janë lëshuar urdhër-arresteve me urdhër të SPAK është dhe Behar Bajri, personazh i njohur nga policia.

Po ashtu, një tjetër detaj nga megaoperacioni i Policisë së Shtetit, të shtrirë në disa qytete, është fakti se Xhevahir Lita ka qenë prokuror në Shkodër kur dyshohet se kanë ndodhur ngjarjet kriminale që mendohet se këta personazhe i lidhin me njëri-tjetrin.

Duke u kthyer te Bajri, ky i fundit është një emër i njohur për policinë, i konsideruar si një nga personazhet më të rrezikshme të botës së krimit në Shqipëri. Behar Bajri akuzohet se ka vrarë në gjumë partneren e tij 15-vjeçare, Fabiola Bajri dhe shtetasin Arben Tuzi, ngjarje këto të vitit 2002.

Related Articles