Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka dalë në mbrojtje kolegut të grupit parlamentar Avdullah Hoti.
Bajrami publikoi foton e Hotit me Donald Trump gjatë marrëveshjes së 4 shtatorit 2020.
Kjo pasi presidentja Vjosa Osmani e quajti Hotin si “irrelevant”.
“Irrelevant?! I do not think so”, ka shkruar Bajrami në Facebook – që në shqip përkthehet “nuk mendoj kështu”.
Më parë, edhe Hoti i reagoi Osmanit duke i thënë se do të mbahet mend si “mashtruesja më e madhe e elektroatit të LDK-së”.