Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami gjatë seancës së sotme në Kuvend ka folur për punësimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Bajrami kujtoi premtimin e kryeministrit Kurti se nuk do t’i punësonin kushërinjtë dhe urimin që ia kishte bërë atij një qytetar.
“Të gjithëve na kujtohet videoja e famshme e kryeministrit Kurti në fushatën e fundit ku thoshte ‘Kushërinjtë janë për dasma, nuk ka me shku në ministri me krejt kushërinjtë’. Dhe në atë video dëgjohej qytetari duke i thënë ‘Të lumtë goja’. Domethënë, qytetarët verbërisht i kanë besu Z. Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Bajrami.
Ish-ministrja e Financave nga foltorja e Kuvendit tha se “nuk dola këtu që të them se nuk ka pasur nepotizëm në të kaluarën”, por shtoi se dëshiron t’ju tregojë qytetarëve se “Lëvizja Vetëvendosje ju ka mshtruar”. /Gazeta Enigma/.