Për herë të parë, sy më sy janë përballur në një debat të zjarrtë, Kamala Harris dhe Donald Trump.
Debat ky që zgjati 90-të minuta në Filadelfia.
Trump dhe Harris, debatuan mbi politikën po kjo nuk ishte e tëra. Debati kaloi më pas edhe në sulme personale, njofton mediat e huaja, transmeton Gazeta Enigma.
Nënpresidentja Harris, 59 vjeçe, kritikoi synimin e Trumpit për të vendosur tarifa të larta ndaj mallrave të huaja, një propozim që ajo tha se do të ishte një taksë për klasën e mesme, derisa foli mbi planin e saj për të ofruar përfitime tatimore për familjet amerikane dhe bizneset e vogla.
Në anën tjetër, Trump, 78 vjeç, kritikoi Harrisin për inflacionin e lartë gjatë mandatit të administratës së Presidentit Biden.
Ai gjithashtu iu drejtua shpejt çështjes së tij kryesore, emigracionit, duke pretenduar përsëri pa prova se emigrantët nga “azilet e të çmendurve” po kalojnë kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara me Meksikën.
Ndërkaq jashtë debatit nuk mbetën edhe ironit e lëshuara ndaj njëri-tjetrit.
Harris tha se njerëzit largohen herët nga tubimet e Trumpit “nga lodhja dhe mërzia”, ndërkaq ai ia ktheu se njerëzit nuk shkojnë fare tek ajo.
Sipas një sondazhi online të CNN-it gjatë debatit, bënë që ajo të konsiderohet fituese. Performanca e saj u vlerësua si fituese nga 63 për qind e të anketuarve, ndërsa 37 për qind votuan për Trumpin.
Para debatit, votuesit e njëjtë ishin ndarë në 50-50 në pritjet se kush do ta fitojë debatin.
Rezultati përbën ndryshim të dukshëm nga debati i qershorit, në të cilin Trumpi kishte marrë 67 për qind e Joe Bideni 33./Gazeta Enigma