Ballkani – Cluj, këto janë vlerat e dy skuadrave

Ballkani – Cluj, këto janë vlerat e dy skuadrave

Ballkani e shkruan historinë e futbollit kosovar sot.

Skuadra kosovare debuton në UEFA Conference League, atje ku sot zhvillon ndeshjen e parë brenda grupit.

Cluj do të jetë kundërshtari i parë i Ballkanit, ndeshje kjo që zhvillohet në ora 18:45 , në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të dy skuadrat janë deklaruar të përgatitura për këtë ndeshje, me skuadrën kosovare që vuan mungesën e mesfushorit Edvin Kuc, me vendin e tij që do ta zë Qëndrim Zyba.

Sa i përket vlerës financiare, Cluj vlen dukshëm më shumë rreth 28 milionë euro, kurse Ballkani ka vlerë rreth 4.18 milionë euro.

Related Articles