Ballkani dhe Drita ka luajtur një ndeshje të madhe duke barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të derbit të javës së 30-të të Superligës së Kosovës.
Drita e nisi fuqishëm takimin, duke arritur të shënojë në minutën e 7-të, kur Blerim Krasniqi bën gjithçka vetë dhe shënon, por goli u anulua pasi gjatë aksionit luajti me dorë.
Ballkani u kundërpërgjigj me një gjuajtje me kokë të Walid Hamidit, por topi përfundoi jashtë.
Mysafirët sërish afër golit në minutën e 25-të, por gjuajtja e Juan Mesa u ndal në shtyllë.
Në anën tjetër Almir Kryeziu bukur u fut në zonë, por Faton Maloku priti gjuajtjen e tij.
Drita e mbylli në sulm pjesën e parë, duke rrezikuar me Almir Ajzerajn dhe Blend Baftiun, por pa sukses.
Më të filluar pjesa e dytë u zhbllokua ndeshja, kur një aksion i mirë i Dritës u kthye në gol. Ishte Blerim Krasniqi që në minutën e 50-të nga afër shënoi për 1-0.
Por Ballkani shpejt u kundërpërgjigj me Genrit Halilin i cili me kokë shënoi për 1-1 në minutën e 54-të.
Suharekasit pas golit të barazimit kishin raste, por që në nuk arritën të shënonin golin e epërsisë.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Ensar Huruglica i Dritës, në minutën e 89-të me një gjuajtje të fuqishme jashtë zone shënoi për 2-1.
Por me kaq nuk u mbyll. Zhvillohej minuta e pestë e shtesës, kur Nazmi Gripshi nga afër tundi rrjetën për 2-2.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Drita mori një fitore të jashtëzakonshme, që e bën lider me 60 pikë, një më shumë se Ballkani.