Ballkani dhe Prishtina kanë ndarë pikët në ndeshjen e mbetur të xhiros së 14-të kampionale.
Sfida u mbyll 1:1 në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Edvin Kuc hapi serinë e golave vetëm pas 11 minutave lojë, gol me të cilin suharekasit shkuan në pushim me epërsi.
Humbjen për Prishtinën e shmangu Kreshnik Uka që realizoi nga penalltia në minutën e shtatë shtesë.
Me këtë ndeshje edhe zyrtarisht janë mbyllur ndeshjet e stinorit vjeshtor.
Drita e Gjilanit do të dimërojë si lidere. Ballkani është i dyti me 37 pikë, 26 ka Prishtina në vendin e katërt.
/Gazeta Enigma/