Ballkani, Drita, Prishtina e Gjilani kalojnë tutje në Kupën e Kosovës

Ballkani, Drita, Prishtina e Gjilani kalojnë tutje në Kupën e Kosovës

Kanë përfunduar sfidat e 1/16 së finales në Kupën e Kosovës, ku nuk ka pasur befasi.

Ballkani ka arritur fitore të vështirë në udhëtim te Drenica me rezultat 0-2, ku në fund të ndeshjes u realizuan dy golat.

Ishte Nazmi Gripshi i inkuadruar nga banka rezervë që realizoi dy gola në 15 minutat e fundit të duelit për t’i dhënë fitoren Ballkanit.

Fitore të thellë ka shënuar edhe Drita, që ka mposhtur Dardaninë me rezultat të thellë 0-9.

Blend Baftiu realizoi dy golat e parë, pastaj gola realizuan edhe Leonat Vitija, Ardit Tahiri, Rilind Haziraj (dy), Raddy Ovouka, Dienit Isufi dhe Meris Maliqi.

Fitore ka shënuar edhe Prishtina që ka mposhtur Rahovecin me rezultat 0-1 me golin e realizuar nga Jalen Blesa.

Dukagjini ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 0-3, ku Blerind Morina me dy gola dhe Granit Elezaj me një tjetër i dhanë fitoren skuadrës së Armend Dallkut.

Gjilani ka arritur fitore me rezultat 3-1 në udhëtim te Ramiz Sadiku, derisa Feronikeli ’74 ka mposhtur 2-0 Istogun. 

Related Articles