Ballkani e ka seriozisht, reagon edhe pasi përfundoi në disiplinë nga FFK

Ballkani e ka seriozisht, reagon edhe pasi përfundoi në disiplinë nga FFK

Një ditë pas inicimit të procedurës disiplinore nga Federata e Futbollit të Kosovës pas akuzave të rënda për kurdisje, ka reaguar skuadra e Ballkanit të Suharekës.

Në reagimin e publikuar në faqen zyrtare në “Facebook”, Ballkani thotë se nuk ka bërë asgjë më tepër por vetëm ka kërkuar drejtësi për ndodhitë në Superligën e Kosovës në futboll.

“FC Ballkani, pas letrës së hapur të publikuar me datë 25.04.2021, ku ka shprehur indinjatën e thellë për dukurit negative në futbollin elitar në Kosovë. FC Ballkani, nuk ka bërë asgjë me tepër vetëm ka kërkuar sensibilizim dhe drejtësi për atë që po ngjanë në elitën e futbollit kosovarë. FC Ballkani, asgjë nuk ka shpifur asgjë nuk ka devijuar asgjë nuk ka shtuar vetëm ka treguar realitetin, realitet ky që fatmirësisht po e flasin të gjithë, (por fatkeqësisht për sportin) ekspert të sportit, analist sportiv, gazetar sportiv, por më kryesorja po e fletë hapur edhe simpatizuesit dhe dashamirë të sportit në gjithë Kosovën”, thuhet në reagimin e Ballkanit. “Të gjithë po i dini tashmë këto ndodhi kjo sepse janë sheshazi dhe shumë të dukshme prandaj nuk kalojnë pa u komentuar e reaguar nga të gjithë, lere më nga ne që jemi të dëmtuar direkt. FFK, pas letrës së hapur të publikuar me datë 25.04.2021, menjëherë me datë 26.04.2021, ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj FC Ballkanit. Shtrohet pyetja cili është misioni i FFK-së, sjellja e rendit dhe mbarëvajtjes së futbollit apo ndëshkimi i atyre që qesin në dritë të ndodhitë e këtij institucioni dhe disa klubeve që janë të afërta me të. Nëse FFK, këtë e ka bërë për të na zmbrapsur apo për të na frikësuar që të heqim dorë nga e drejta dhe sensibilizimi ju themi se janë duke gabuar, misioni i tyre nuk është ky. Ky vend ka Zot, ky vend duhet të kthehet nga e mbara, ky vend meriton me tepër, ky vend meriton të ndalet avazi i vjetër, gjërat pastaj natyrshëm do bien në vendin e tyre. Jo matematika po futboll të vërtet!”

Related Articles