Rikthehen emocionet e Championsit, Real Madrid sfidohet nga Chelsea

Rikthehen emocionet e Championsit, Real Madrid sfidohet nga Chelsea
Të martën mbrëma (27 prill) zhvillohet super sfida ndërmjet Real Madridit dhe Chelseas, e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Dy skuadrat kërkojnë vetëm rezultat pozitiv që të kenë avantazhin edhe në përballjen kthyese, që do të zhvillohet në “Stamford Bridge”.

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel është i dyti trajner që është përballur se paku katër herë me Real Madridin dhe nuk di për humbje dhe synon ta vazhdojë këtë rekord.

Nga ana tjetër, ekipi i Real Madridit është i kompletuar edhe pse mungojnë disa yje, si Ferland Mendy, Sergio Ramos, Lucas Vazquez dhe Federico Valverde.

Përballja e ‘zjarrtë’ nis në ora 21:00 dhe zhvillohet në “Alfredo di Stefano”.

Related Articles