Ballkani e Llapi triumfojnë, Gjilani në krizë vazhdon pa fitore

Ballkani e Llapi triumfojnë, Gjilani në krizë vazhdon pa fitore

Kanë përfunduar tri përballjet përmbyllëse të xhiros së dhjetë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani ka shënuar fitore 2:1 ndaj Malishevës në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Fitore të ngushtë ka marrë edhe Llapi që mposhti Drenicën 3:2 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Gjilani këtë herë është ndalur me barazim 1:1 në udhëtim te Ferizaj.

Related Articles