Ballkani fiton derbin lokal ndaj Suharekës

Ballkani fiton derbin lokal ndaj Suharekës

Ballkani ka fituar derbin e parë të qytetit në Superligë, ku ka mposhtur Suharekën me rezultat minimal 1-0.

Vetëm pas katër minutave lojë ndeshja u zhbllokua, ku Bleart Tolaj shënoi për 1-0.

Tolaj u shërbye mirë nga braziliani Giovanni dhe nuk e kishte të vështirë nga afërsia ta dërgonte topin në rrjetë.

Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar nga dy skuadrat, me shumë raste të mira të krijuara.

Megjithatë deri në fund të ndeshjes gola më nuk pati dhe Ballkani arkëtoi tre pikë në derbi ndaj rivalit lokal.

Me këtë fitore Ballkani ngritët në pozitën e parë në tabelë me 17 pikë, sa ka edhe Malisheva.

Ndërkohë Suhareka mbetet në pozitën e gjashtë me 13 sosh.

Ndeshjen e radhës Ballkani e zhvillon në udhëtim te Dukagjini i Klinës, derisa Suhareka para adhuruesve të vet pret Prishtinën. 

Related Articles