Ballkani fiton kryendeshjen ndaj Llapit, vazhdon me hapa gjigant drejt titullit

Ballkani fiton kryendeshjen ndaj Llapit, vazhdon me hapa gjigant drejt titullit

Ballkanit i ka takuar kryendeshja e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll kundër Llapit.

“Portokallezinjtë” e drejtuar nga trajneri, Ilir Daja fituan 1:0 kundër Llapit të Tahir Batatinës në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, raporton Demokracia.com.

Ermal Krasniqi ishte “heroi” i suharekasve, ngase shënoi golin që doli të ishte vendimtar për epilogun përfundimtar të takimit.

Anësori i Ballkanit u gjend mirë në zonën e rreptsisë dhe me një goditje maestrale e paraboloi portierin kundërshtar për të shpërthyer në festë tribuna e stadiumit.

Ballkani me këtë fitore shkon në kuotën e 48 pikëve në vendin e parë, dy më shumë se Gjilani dhe shtatë më tepër se Drita që sot pësoi nga Drenica.

Në anën tjetër, Llapi mbetet prapa nëntë pikë larg pozitës së parë në tabelë dhe mbetet prapa në luftë për titull.

Related Articles