Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 4-1 ndaj Dukagjinit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Meriton Korenica e hapi serinë e golave duke shënaur për 1-0 në minutën e 19-të.
Për 2-0 shënoi Armend Thaqi në minutën e 29-të.
Mesfushori Kushtrim Gashi shënoi për 3-0 në minutën e 63-të.
Mysafirët e ngushtuan epërsinë me Altin Merlakun në minutën e 80-të.
Mevlan Zeka shënoi për 4-1 në minutnë e 84-të.
Pas kësaj fitoreje Ballkani pozicionohet në vendin e dytë me 36 pikë.
Kurse, Dukagjini mbetet në vendin e tetë me 18 pikë./GazetaEnigma/