Katër vdekje dhe 643 raste të reja me COVID në Kosovë

Katër vdekje dhe 643 raste të reja me COVID në Kosovë

Katër raste të vdekjes dhe 643 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të mbi mijë 4 mijë mostrave.

Që nga dje, janë shëruar 2 mijë e 28 pacientë, derisa numri i rasteve aktive ka arritur në mbi 14 mijë.

“Nga 4.043 testime, 643 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 2.028 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 204.632. Në total numri i rasteve aktive është 14.639”, ka njoftuar Ministria./Gazeta Enigma/

Related Articles