Kanë përfunduar 45 minutat e parë të ndeshjes Ballkani – Klasvik me rezultat 2-0.
Serinë e golave e hapi Nazmi Gripshi në minutën e 30-të me një gol të bukur pas një asistimi fantastik nga Lumbardh Dellova, Raporton Gazeta Enigma.
Për 2-0 shënoi Meriton Korenica në minutën e 41-të pas asistimit të Ermal Krasniqit.
Ballkani i Ilir Dajës ishte dominuar gjatë tërë 45 minutat e parë duke mos i lejuar raste skuadrës mysafire.
Kjo ndeshje është duke u luajtur në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Konfrencës, shkruan Gazeta Enigma.