Ballkani ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Slavia Pragës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Gazeta Enigma.
Golin e fitores për mysafirët e shënoi Lingr në minutën e 75-të pas asistimit të Jurasekut.
Pas kësaj humbje Ballkani pozicionohet në vendin e fundit me 4 pikë.
Kurse Slavia Praga pozicionohet në vendin e tretë me 7 pikë.
Në ndeshjen e radhës Ballkani luan si mysafir ndaj Clujit.