Ka dy javë që stinori vjeshtor në futbollin kosovar ka përfunduar, por ende nuk është përcaktuar se cila skuadër mund të dimërojë në krye të tabelës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, kjo për shkak të disa ndeshjeve të mbetura të Ballkanit.
Aktualisht Drita i prinë renditjes me 38 pikë, por që ka një ndeshje më shumë sesa Ballkani që është vetëm një pikë më poshtë.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani të dielën e zhvillon ndeshjen e mbetur ku do të përballet me Prishtinën. Kjo sfidë luhet në Suharekë dhe nëse skuadra e Ilir Dajës shënon fitore atëherë do të dimërojë si kampione vjeshtore.
Të kujtojmë se Ballkani kishte tri ndeshje më pak sesa skuadrat tjera kjo pas pjesëmarrjes në fazën e Grupeve në Conference League çka u detyruar që disa ndeshje të Superligës t’i shtyjë.