Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka gjasa të përballet me skuadrën nga Suedia, Malmo në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve pas shortit të tërhequr të mërkurën.
Megjithatë, për të kaluar në raundin e dytë, Ballkani duhet ta eliminojë Zhalgiris Vilniusin në raundin e parë kualifikues të Championsit.
Edhe në raundin e dytë, Ballkani në ndeshjen e parë do të jetë vendas.
Ndërkohë, Malmo në raundin e parë kualifikues do të përballet me fituesin e raundit parakualifikues.