Ballkani pranon ndihma nga FFK

Ballkani pranon ndihma nga FFK

Federata e Futbollit e Kosovës tash e një kohë e ka filluar procesin e digjitalizimit, derisa nga dje ka nisur edhe projekti për digjitalizimin e klubeve.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi sot (e martë) e ka vizituar KF Ballkanin, me ç’rast është bërë dorëzimi i pakos së katapultave, shkruan Demokracia.com.

FFK-ja vlerëson se ky projekt do t’i ndihmojë trajnerët e klubeve në punën e tyre të përditshme dhe në rritjen e punës profesionale të ekipeve, ngase kjo paisje GPS i vendoset futbollistit nën fanellë dhe më pas nëpërmjet souftuerit përcjellet çdo lëvizje e tij dhe puna që ai bën gjatë stërvitjes apo ndeshjes.

Në ditën e djeshme, Ademi me bashkëpunëtorë vizituan klubin e Dritës të cilës iu bë gjithashtu dorëzimi i kësaj pakoje.

Klubi suharekas ka ndarë disa fotografi në faqen zyrtare nga vizita e Ademit dhe pranimin e pakos së katapultave.

Numri një i FFK-së u prit nga presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi dhe drejtuesit e tjerë të klubit.

Related Articles