Ballkani shënon fitore ndaj Gjilanit

Ballkani shënon fitore ndaj Gjilanit

Ballkani ka shënuar fitore ndaj Gjilani si mysafir me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 31-të të Superligës së Kosovës.

Pjesa e parë edhe pse kishte raste nuk solli gola, duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushim me rezultat të barabartë.

Me të filluar pjesa e dytë, ishte Nazmi Gripshi që shënoi për 1-0, duke e lehtësuar paksa liderin.

Ballkani konfirmoi fitoren në minutën e 81-të, kur Lumbardh Dellova shënoi për 2-0.

Kjo fitore e mban Ballkanin në vendin e parë me 63 pikë, dy më shumë se ndjekësit.

Related Articles