Drita – Dukagjini përfundon me rezultat të barabartë

Drita – Dukagjini përfundon me rezultat të barabartë

Drita ka lëshuar dy pikë në udhëtim te Dukagjini në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, pasi nuk arriti të mbante epërsinë, duke barazuar 1-1 në sekondat e fundit.

Pas vetëm nëntë minutash lojë, gjilanasit krijuan rastin e parë me anë ë Blend Baftiut, por Kenan Haxhihamza ishte në vend.

Një minutë më vonë, vendasit rrezikuan me anë të Shalës, por topi shkoi jashtë portë.

Në minutën e 31-të, Baftiu i Dritës harkoi në zonë, ndërsa Vitor Hugo realizoi auto-gol.

Pjesa e dytë pati një tempo edhe më të lartë, por Dukagjini bëri një befasi në sekondat e fundit.

Derisa Drita mendoi se kishte fituar tri pikë, Dukagjhini realizoi për 1-1 në minutën e 90+10-të, për ta fituar kështu një pikë.

Pas javës së 31-të, Drita gjendet në vendin e tretë me 59 pikë, ndërsa kanë katër më pak se lideri Ballkani.

Related Articles