Ballkani ka arritur të marr një fitore të pastër ndaj Lincoln Red Imps me rezultat 2-0 në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Skuadra e Ilir Dajës ka arritur të prodhojë lojë dhe raste në pjesën e parë, por nuk ia arriti të shënojë.
Albin Berisha shënoi një gol pas një aksioni të mirë, por u anulua për pozitë jashtë loje.
Almir Kryeziu dhe Armend Thaqi po ashtu kishin raste shumë të mira, por portieri mysafir ishte në vend në të dyja goditjet.
Por me të nisur pjesa e dytë, Ballkani arriti të zhbllokojë ndeshjen pas një aksioni model.
Meriton Korenica doli përballë portierit pas pasimit të bukur të Qëndrim Zybës, ku rahovecasi bëri një lëvizje të bukur dhe shënoi për 1-0 në minutën e 59-të.
Pas tre minutash ishte radha e Lorenc Trashit të shënonte një super gol nga jashtë zone për 2-0.
Një gol për kornizë që rrallë shihet në fushat e futbollit.
Edhe pas dy golave Ballkani rrezikoi disa herë, ku rastin më të mirë e kishin me Nazmi Gripshin, por gjuajtja e tij në minutën e 88-të u prit nga portieri.
Ballkani mori një fitore të pastë para ndeshjes kthyese që zhvillohet pas një jave.