Ballkani shënon fitore të madhe ndaj Shkupit

Ballkani shënon fitore të madhe ndaj Shkupit

Ballkani ka shënuar fitore të madhe ndaj Shkupit me rezultat 1-2, ndeshje e vlefshme për play-off-in në Ligën e Konferencës.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit që kalua në epërsi me Adentunji Sunday në minutën e 19-të.

Ballkani e barazoi rezultatin në minutën e 23-të me Albion Rrahmanin pas asistimit të Armend Thaqit.

Golin e fitores e shënoi Meriton Korenica në minutën e 67-të.

Ballkanit i duhet ta ruaj këtë rezultat ose të barazoj në ndeshjen e kthimit në Prishtinë për ta shkruar historinë në Ligën e Konferencës.

Related Articles