Ballkani thotë se është gati për ndeshjen ndaj Sivassporit

Ballkani thotë se është gati për ndeshjen ndaj Sivassporit

Ballkani zhvillon sonte ndeshjen e rëndësishme ndaj Sivassporit në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Javën e kaluar kampionët e Kosovës mposhtën skuadrën turke, Sivasspor me rezultat 4-3 si mysafir, duke marr fitoren e parë.

Pak orë para fillimit të takimit, Ballkani ka publikuar një video në faqen zyrtare të klubit me mbishkrimin: “Ne jemi gati”.

Kujtojmë se të gjitha biletat për këtë përballje interesante janë shitur 24 orë më parë.

Kjo ndeshje zhvillohet me fillim nga ora 21:00 dhe një fitore e Ballkanit do t’ia shtonte gjasat për kalimin tutje nga faza e grupeve. 

Related Articles