Gjyshinca: S’ka vend për pesimizëm, liberalizimi i vizave do të bëhet deri në fundvit (VIDEO)

Gjyshinca: S’ka vend për pesimizëm, liberalizimi i vizave do të bëhet deri në fundvit (VIDEO)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë deri në fund të këtij viti.

“Nuk bëhet fjalë për asnjë kundërshtim nga as edhe një vend. Është shumë e rëndësishme që diskutimit sot ka filluar dhe ky diskutim në raport me liberalizimin e vizave për Kosovën do të kurorëzohet me sukses deri në fund të vitit”.

Gjyshinca, në Klan Kosova, tha se Kosova e ka bërë të qartë se nuk dëshiron që të ketë kushtëzime të tjera sa i përket liberalizimit të vizave pasi ka kohë që janë plotësuar të gjitha kriteret.

“Qëndrimi i Republikës së Kosovës është i qartë dhe e kemi bërë të qartë përballë të gjithë partnerëve se nuk do të dëshironim të shihnim kushtëzime të tjera për liberalizimin e vizave. Kjo pasi Kosova është vendi qe ka përmbushur të gjitha kriteret më shumë se të gjitha vendet të cilave u janë liberalizuar vizat më parë”.

“Kemi përkrahjen e madhe të pothuajse të gjitha vendeve që janë vendimmarrëse në këtë proces” tha Gjyshinca.

Related Articles