Një incident i zjarrit është raportuar të ketë ndodhur sot gjatë ditës në ballkonin e një banese në Ferizaj.
Rasti ka ndodhur rreth orës 14:40 në rrugën “Besim Rexhepi”.
Për këtë detaje ka dhënë zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.
Ai është shprehur se nuk raportohet për të lënduar.
“Patrulla e policisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa të mënjehershëm kanë qenë edhe një ekip e zjarrëfikësve dhe është shuar zjarri”, tha Veseli. /Gazeta Enigma
Ballkoni i një banese në Ferizaj kaplohet nga flaka, policia jep detaje
