Balotazhi në Gjakovë, PSHDK-ja merr oferta nga AAK-ja dhe VV-ja

Balotazhi në Gjakovë, PSHDK-ja merr oferta nga AAK-ja dhe VV-ja

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), ende s’ka vendosur se cilën parti do ta mbështesë në balotazh për Komunën e Gjakovës.

Kreu i degës së kësaj partie, Ferdinand Kolaj, i ka thënë Kohës se kanë zhvilluar takime me zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), rreth ndonjë koalicioni të mundshëm, përcjellë Gazeta “Enigma”.

PSHDK-ja në zgjedhjet lokale të 17 tetorit ka dalë partia e tretë.

“Kemi pasur takime më të dy partitë pas ftesave nga ana e tyre, por ditëve në vazhdim do të vendosin strukturat e partisë”, ka thënë shkurt Dedaj.

Ai nuk ka dashur t’i bëjë publike ofertat që kanë marrë nga AAK-ja dhe LVV-ja por vetëm ka thënë se “janë pothuajse të njëjta”.

I pyetur nëse shkarkimi i tij në fund të mandatit të kaluar nga kryetari Ardian Gjini nga pozita e drejtorit që ai personalisht e ka mbajtur si pjesë e koalicionit me AAK-në, mund të afektojë në qëndrimin për koalicion, Dedaj ka mohuar.

“Shkarkimi nga pozita nuk do të ndikojë sepse nuk do ta personalizojë këtë punë”, ka thënë Deda.

Ardian Gjini i AAK-së dhe Mimoza Kusari-Lila e VV-së do të garojnë përsëri më 14 nëntor në balotazh për Gjakovën. Gjini ka udhëhequr me komunën në katër vitet e fundit. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles