Tashmë dihet se Shqipëria është pozicionuar në grupin B për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani, së bashku me gjigantët botërorë si Italia, Spanja dhe Kroacia.
Shumë rivalitet, por vetëm dy ekipe do të “prejnë” biletën për kualifikim në raundin e ardhshëm.
Këtë grup tashmë e ka komentuar edhe ish-futbollisti i Italisë, Mario Balotelli i cili shprehu besimin e tij të plotë tek “Azzurri”.
“Kush mendon se Italia do të shkojë në shtëpi të mos e ndjek Evropianin. Është kjo kombëtare që i frikëson të gjithë”.
“Në Spanjë, Kroaci, por edhe Shqipëri nuk janë të lumtur të përballen me ne. Megjithatë, është ende herët për t’u shqetësuar. Grupi është në një nivel të lartë, por ne mund t’ia dalim”, ka thënë Balotelli.
Ish-futbollisti i Milanit është paraqitur në 36 ndeshje me kombëtaren e Italisë, ku ka qenë autor i 14 golave.
Shqipëria do ta nis rrugëtimin e saj në Euro 2024 pikërisht ndaj Italisë, me sfidën që pritet të luhet më datë 15 qershor në impiantin “Signal Iduna Park” të Dortmundit.
Kuqezinjtë marrin pjesë për herë të dytë në grupet e Evropianit dhe ndryshe nga viti 2016, ku u eliminuan për shkak të golavarazhit, këtë herë, aspiratat do të jenë që të paktën të kalohet grupi./