Mario Balotelli ishte protagonist në ndeshjen e kampionatit turk mes Goztepe dhe Adana Demirspor, aty ku edhe aktivizohet italiani. Sulmuesi ishte autori i një supergoli nga distanca, teksa predha e tij ishte e pamundur të shpëtohej nga portieri i kundërshtarëve.
Megjithatë, i vetmi peng për 31-vjeçarin mund të jetë fakti se goli i tij nuk mjaftoi për t’i dhuruar tre pikët e plota Adanës, teksa ndeshja u mbyll në barazim 1-1. Gjithsesi, duket se SuperMario ka gjetur veten në elitën turke dhe në këtë sezon ka shënuar shtatë gola në 18 paraqitje.
@FinallyMario @FinallyMario super goal of the week we love you mario???????????????? pic.twitter.com/ZBjKf63NQk— FerideAds1940 (@Feridekose1940) December 26, 2021
Synimi i Balotellit është të jetë në një formë të mirë për muajin mars të vitit të ardhshëm teksa pretendon grumbullimin me kombëtaren axurre në sfidat e Play-Off për Botërorin e Katar 2022.