Aksident i rëndë trafiku në Klinë, Policia jep detaje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para rreth një ore në fshatin Zajm të Klinës.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova

Nga ky aksident disa persona kanë marrë lëndime të rënda.

“Mund të konfirmoj se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:25, në fshatin Zajm të Klinës. Disa persona kanë marrë lëndime të rënda. Së shpejti do të njoftoheni për detaje shtesë”, ka thënë Rugova.

Related Articles