Banka TEB pre e deponimeve me bankënota të falsifikuara, denoncohet edhe një rast në Polici

Banka TEB pre e deponimeve me bankënota të falsifikuara, denoncohet edhe një rast në Polici

Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në treg. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa kartëmonedhat që raportohen më së shumti si të falsifikuara janë ato prej 50 dhe 100 euro.

Pothuajse të gjitha bankat në Kosovë kanë rënë pre e bankënotave të falsifikuara dhe ndër to është edhe TEB-i. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në filialin e kësaj banke në Gjakovë dhe është denoncuar nga një zyrtar.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, në bankomatin e kësaj banke, një klient ka deponuar rreth 1 mijë euro, por njëra nga kartëmonedhat dyshohet se ka qenë e falsifikuar.

Pas denoncimit të rastit, paratë janë sekuestruar nga Policia dhe tashmë në koordinim me prokurorin e shtetit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, hetimi ka filluar për veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Kujtojmë se kualiteti i parave false është shumë i lartë, saqë është e vështirë të detektohen pa aparatin përkatës.

Related Articles