Banorët e Prishtinës mund të furnizohen me insulinë nga sot

Banorët e Prishtinës mund të furnizohen me insulinë nga sot

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga sot, qytetarët e Prishtinës do të kenë mundësi të furnizohen me insulin në Barnatoren e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, raporton Gazeta “Enigma”.



Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Komuna ka bërë me dije se kanë siguruar sasi të mjaftuesjme për nevojat e të gjithë banorëve të Prishtinës, për pesë muajt e ardhshëm.

“Jemi të lumtur të ju njoftojmë se prej nesër duke filluar nga ora 11:00, do të keni mundësi të furnizoheni me Insulinë në Barnatoren e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Kemi siguruar sasi të mjaftueshme për nevojat e të gjithë banorëve të Prishtinës, për pesë muajt e ardhshëm. Prishtina është ndër të parat komuna që ka siguruar Insulinën për banorët e saj”,  thuhet në njoftim.

Related Articles