Banori pikas granatë dore në Kllokot, dyshohet që është që nga paralufta

Banori pikas granatë dore në Kllokot, dyshohet që është që nga paralufta

Ndonëse krejtësisht e pabanuar, një shtëpi e vjetër në fshatin Mogillë të Komunës së Kllokotit, për më shumë se dy dekada ka mbajtur të fshehur një mjet shpërthyes të llojit granatë dore, raporton Gazeta Engima.

Me ta parë mjetin, banori i asaj zone kishte lajmëruar njësitet policore, të cilat menjëherë dolën në vendin e ngjarjes, për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Ankuesi mashkull kosovar serb nga fshati Mogillë komuna e Kllokotit ka njoftuar se gjatë kryerjes së disa punimeve në oborr, nën rrënojat e një shtëpie të vjetër e cila ishte e ndërtuar nga material i dobët (tulla balte dhe çati të rrënuar), shtëpi e cila sipas ankuesit ka qenë e pa banuar që para vitit 1999 ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes.

Sipas tyre mjeti i dyshuar ishte një granatë dore dhe se dyshohet se është që nga paralufta.

“Mjeti i dyshuar nga vendi i ngjarës është tërhequr pa asnjë pasojë nga njësitet përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në lidhje me rastin në fjalë është përpilohet vetëm një shënim zyrtar pasi që nuk janë gjetur elemente të kryerjes së veprimeve penale”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma

Related Articles