Jul Deda, reagon aktori pasi u rendit i dyti në BBVA3

Jul Deda, reagon aktori pasi u rendit i dyti në BBVA3

Në finalën e madhe të 25 majit, Jul Deda u rendit i dyti me votat e publikut duke bërë që të pësoj disfatë karshi ish konkurrentës, njëherit aktore, Egla Ceno, raporton Gazeta Enigma.

Deda ndonëse i dyti nga ky televotim duket se është ndarë i kënaqur me pozitën finale që kishte arritur ta siguronte në këtë format i cili ka një audiencë goxha të madhe.

“Zemrat e mia. Degjohemi me vone per nje falenderim gjigand…!” – ishte reagimi i aktorit në rrjetin social Instagram.

Në këtë garë të ngushtë mes 5 finalistëve, vendin e tretë e mori Romeo, të katërtin Heidi, derisa i fundit mbeti Meritoni si i vetmi konkurrent nga Kosova. / Gazeta Enigma
 

Related Articles