Barbora Krejcikova fiton kupën e Wimbledon për femra

Barbora Krejcikova fiton kupën e Wimbledon për femra

Teniserja çeke Barbora Krejcikova ka fituar në finalen e Wimbledon për femra, duke mposhtur italianen Jasmine Paolini me sete 6-2, 2- 6, 6-4.

“Mendoj se askush nuk beson se kam arritur në finale dhe mendoj se askush nuk do të besojë se kam fituar Wimbledon”, tha Krejcikova. “Unë ende nuk mund ta besoj”.

Krejcikova është tani dy herë kampione në Grand Slam në single.

Dyshja finaliste janë takuar më herët në raundin e parë të turneut kualifikues të Australian Open 2018, i cili u fitua nga Krejcikova. /Gazeta Enigma

Related Articles