Ndeshja miqësore e Juventusit kundër Barcelonës është anuluar ‘për shkak të një virusi gastroenteriti në një pjesë të rëndësishme të skuadrës së Barçës’. Pra bëhet fjalë për një inflamacion te katalunasit, që ka bërë që ndeshja të anulohet.
Katalanasit konfirmuan se ndeshja nuk do të luhet me një deklaratë të publikuar në faqen e tyre zyrtare të shtunën. Ajo ishte paraparë të fillonte më 23 korrik në orën 4:30 CEST (22 korrik në ShBA) në stadiumin Levi’s në Santa Clara.
“FC Barcelona njofton se ndeshja kundër Juventus FC, e planifikuar për sot, më 22 korrik në ora 19:30 në Levi’s Stadium, si pjesë e Soccer Champions Tour, është anuluar”, thanë katalanasit. “Një pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë ka virus gastroenterit.”
Sipas Sky Sport Italia, bardhezinjtë do të stërviten në San Francisko dhe mund të ndryshojnë orarin e tyre, duke fluturuar për në Los Anxhelos më herët. Ata do të përballen me rivalët e Serie A-së, Milanin, më 28 korrik në orën 4:30 CEST në Dignity Health Sports Park në Carson, Los Angeles County.
Ndeshja e tyre e dytë dhe e fundit e turneut të verës për parasezon të këtij viti në ShBA është kundër Real Madridit të Carlo Ancelottit më 3 gusht në orën 1:30 CEST në stadiumin Camping World në Orlando.
Juventus ishte nisur nga aeroporti i Torinos Caselle për në San Francisko të premten pasdite pa lojtarët të cilët janë në treg, duke përfshirë Leonardo Bonucci dhe Denis Zakaria, të cilët kanë mbetur në Torino në pritje për t’u bashkuar me një klub të ri për sezonin 2023-24.