Barcelona bie në fund, merr vetëm një pikë ndaj Granadas

Barcelona bie në fund, merr vetëm një pikë ndaj Granadas

Barcelona ka arritur të marr vetëm barazim ndaj Granadas si mysafir (1-1) në kuadër të javës së 21 në La Liga.

Ishte një ndeshje e kujdesshme nga të dyja skuadrat, duke parë edhe formën që po kalonin.

Barcelona fillimisht shënoi në minutën e 8-të me Luuk de Jong, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Pjesa e parë e solli edhe një rast kontestues në minutën e 24-të, kur Luis Milla i Granadas kërkoi penallti, por gjyqtarët nuk menduan ashtu.

Në pjesën e dytë Barcelona dukej më e vendosur për të gjetur golin.

Zhvillohej minuta e 57-të, kur Dani Alves harkon bukur në zonë, duke e gjetur Luuk de Jong, i cili me një goditje me kokë shënoi për 1-0.

Pas golit ndeshja ra paksa në gjumë, por në minutën e 80-të, sikur u hap përsëri, kur Gavi i Barcelonës u ndëshkua me karton të kuq.

Pas kësaj Granada u lëshua në sulm dhe arriti të shënojë në minutë e 88-të me Antonio Puertas që përfitoi nga një tollovi në zonë dhe shënoi për 1-1.

Barcelona u desh të pajtohet me barazim dhe me 32 pikë mbetet në vendin e gjashtë. 

Related Articles