Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 2:3 ndaj Levantes në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në La Liga.
Vendasit ishin duke fituar 2:0 pas pjesës së parë me golat e shënuara nga: Romero dhe Morales.
Por në pjesën e dytë, skuadra e Hansi Flick nuk u dorëzu dhe riktheu rezultatin në 2:3.
Kurse goli i fitores u shënua në sekondat e fundit, me anë të Elgezabal (autogol).
Barcelona siguron tri pikë të radhës dhe shkon në kuotën e gjashtë pikëve në La Liga.