Barcelona do të luajë kundër Athletic Bilbaos në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Mbretit.
Skuadra “blaugrana” e eliminoi ekipin e kategorisë së tretë të futbollit spanjoll, Unionistas de Salamanca, të enjten në mbrëmje, pas fitores 3:1.
23 herë fituesi i Kupës së Mbretit, Athletic Bilbao, fitoi 2:0 ndaj Alavesit për të avancuar tutje.
Edhe Atletico Madridi do të ketë ndeshje të vështirë. Do të përballet me Sevillan.
Liderja e La Ligas, Girona, luan në udhëtim te Mallorca e Vedat Muriqit, ndërsa tri herë finalistja e Kupës së Mbretit, Celta Vigo, do të jetë nikoqire e Real Sociedadit.
Çerekfinalet do të luhen më 23, 24 dhe 25 janar.