Barcelona mposht Atleticon dhe forcon kreun e tabelës në La Liga

Barcelona mposht Atleticon dhe forcon kreun e tabelës në La Liga

Barcelona ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 2-1, duke e forcuar kështu primatin në Ligën spanjolle.

Në pjesën e parë, Simeone ishte ai i cili nga një pasim i saktë nga Lenglet, e gjeti veten para portës së Barcelonës, duke shënuar për 1-0.

Tre minuta më vonë, Rashford ishte ai i cili barazoi shifrat për katalunasit.

Pak pa mbaruar pjesa e parë, Gonzalez u ndëshkua me karton të kuq, duke i lënë Atletico Madridin me një lojtar më pak në fushë.

Në pjesën e dytë, Barcelona me më shumë këmbë në fushe, e dominoi lojën, por goli erdhi vonë pas shumë raste, ku Lewandowski shënoi në minutën e 87-të për ti dhënë epërsinë katalunasve dhe tre pikë të rëndësishme në garën për titull.

Me këtë fitore, Barcelona grumbulloi 76 pikë, 7 pikë më shumë se Real Madridi e cila humbi nga Mallorca dhe zë vendin e dytë me 69 pikë.

Related Articles