Barcelona në alarm për Cancelon, një tjetër gjigant futet në garë për portugezin

Barcelona në alarm për Cancelon, një tjetër gjigant futet në garë për portugezin

Barcelona është alarmuar nga një klub i madh që luan në Ligën e Kampionëve, pasi është duke u përpjekur të nënshkruajë me shënjestrën e tyre – Joao Cancelo.

Sipas asaj që raporton Toni Juanmarti, identiteti i asaj skuadre është Bayern Munich.

Cancelo ka luajtur tashmë një gjysmë sezoni në formë huazimi te skuadra gjermane, pasi u përplas me Pep Guardiolën para se të mbyllej afati kalimtar.

Barcelona ka arritur një marrëveshje personale me Cancelon që nga e enjtja, por marrëveshja është ngadalësuar deri në ditën e fundit të transferimit nga kufizimet e Fair Play-it Financiar.

Bayern mund të përpiqet të tundojë lojtarin pasi paratë nuk do të jenë problem për kampionët e Gjermanisë.

Ata duan ta rikthejnë atë në Allianz Arena, ndërsa Manchester City synon ta shesë atë përfundimisht.

Barcelona ka ofruar vetëm huazim me opsion blerje në fund të edicionit, derisa kampioni i Bundesligës mundtë bind Cityn me një tarifë fikse të transferimit. 

Related Articles